U aksidentuan, pastaj u rrahën mes vete – lëndohen pesë persona

Pasditen e sotme, një përleshje fizike ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ku pesë persona u rrahën mes vete pas një aksidenti trafiku.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha për Telegrafin se të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor.

banner

“Sot rreth orës 18:00, në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.