Valon Syla, që u deklarua pro-PDK, e këshillon Familjen Rugova – i del punë edhe ChatGPT-së

Valon Syla, analist i përhershëm në “Pressing” të T7, ka shkruar një status, në të cilën ka bërë disa pretendime.

Pretendimi numër një ishte se “PDK po shkon drejt unitetit meritokratik”. Gazeta Politika e ka të vështirë të komentojë në lidhje me këtë pretendim dhe ka dy arsye për këtë.

banner

E para, Syla nuk e ka shpjeguar këtë togfjalësh, pra çdo të thotë “unitet meritokratik”. Sidoqoftë, në mënyrë që të mos i mbesim lexuesit borxh, Gazeta Politika e pyeti ChatGPT-në (jo ChatGDP siç i referohej Ben Blushi) për këtë neologjizëm politik valonian.

“Po, “unitet meritokratik” nuk është një term i standardizuar në literaturën politike apo sociologjike, por mund të ekzistojë si koncept i krijuar, i kuptueshëm dhe i përdorshëm në diskurs politik, publicistik apo analitik.

✔️ Çfarë mund të nënkuptojë?

“Unitet meritokratik” mund të shpjegohet si:

Një bashkim politik ose shoqëror i ndërtuar mbi parimin që pozitat, rolet dhe përgjegjësitë të ndahen sipas meritës, jo sipas përkatësisë partiake, nepotizmit, klaneve apo interesave personale.

Pra, është një unitet i bazuar në vlera, jo në pazare” – na tha rrufeshëm ChatGPT, të cilën e falënderojmë përzemërsisht për shpjegimin.

Pretendimi numër një dy ishte që familja e Ibrahim Rugovës, ish-president historik i Kosovës dhe LDK-së, duhet të mendojë një bashkim praktik e simbolik me LDK.

“Por edhe familja Rugova, në këto kohë krize nacionale duhet ta mendoj bashkimin, praktik, e simbolik me LDK.

Mos e leni as flamurin e vulë të Dardanisë ta nepërkëmbin, Gërrvallat, Krakat e Bahtirat me Bulliqa, duke u thirrur në rugovizëm, tja qojnë votat popullistave marksist si Kurti.

Kjo është e domosdoshme. Le të dihet kjartë kush është kush. E kush matrapaz e tregtarë flamujsh.

Këta zilama të Albin Kurtit, ta plaçkisin edhe historinë. Se tjerat i kanë plaçkitë moti” – ka shkruar Syla.

Në fakt, Familja Rugova vazhdon të jetë LDK. Madje, si asnjëherë më parë, në zgjedhjet e fundit parlamentare, në përkrahje të LDK-së e Lumir Abdixhikut u përfshi edhe vetë bashkëshortja e Rugovës, Fana.

Zonja Rugova e dha një cilësim të lartë për Abdixhikun, që do të ishte i lakmueshëm nga secili kryetar i LDK-së. Ajo i tha Abdixhikut se po e vazhdon rrugën e Rugovës.

Po e vazhdoni atë rrugë. Faleminderit prej juve shumë për kujdesin në mënyrë përmanente për neve. Shumë bukur po ju shkon fushata. Shpresoj që do të kemi më 9 shkurt bindshëm fitore. Suksese, urime”, ka thënë Fana Rugova.

Sjellim ndër mend që Syla është prej analistëve të rrallë që preferencën e tij politike e ka shprehur publikisht. Gjatë një natë në “Pressing”, Syla u deklarua vullnetarisht se është “pro-PDK”.

Unë jam pro PDK, ti e di, por edhe pro PDK gjithqysh me shti dyqysh me shfercerave njërin se është kështu, ja ashtu, ja e paska me tapi, kjo mendoj që është kohë e panikës së kësaj strukture” – tha Syla.

Deklaratën e Sylës mund ta dëgjoni në videon e fundit, më saktë në minuta e 43:43.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.