Vdiq Abdi Baleta, ish-themeluesi i Partisë Demokratike

Baleta ka pasur një karrierë të gjatë në diplomaci, drejtësi dhe akademi; ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në OKB dhe si pedagog i së drejtës ndërkombëtare.

Ish-themeluesi i Partisë Demokratike në Shqipëri, Abdi Baleta, ka ndërruar jetë të premten në moshën 84-vjeçare.

banner

Baleta ka lindur në vitin 1941 në fshatin Gur i Bardhë të Matit. Ai ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1964.

Nga viti 1964 deri në vitin 1983, ai ka shërbyer në diplomacinë shqiptare si punonjës dhe drejtor në Ministrinë e Jashtme, si dhe si ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Më pas, Baleta ka ushtruar detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec (1983-1987) dhe ka qenë pedagog i së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë (1987-1995).

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.