“Vetëm në muajin gusht nuk e mbante”: Adnan Merovci zbulon detaje për shallin e Rugovës

Njeriu i afërt i presidentit historik tregon historinë pas simbolit të shndërruar në markë të Ibrahim Rugovës.

Adnan Merovci, një nga njerëzit më të afërt të presidentit historik Ibrahim Rugova, ka ndarë detaje interesante rreth shallit të famshëm që u shndërrua në simbol të Rugovës.

banner

Sipas Merovcit, presidenti Rugova kishte një përgjigje të veçantë dhe plot finesë sa herë që pyetej për origjinën e këtij aksesorit që u bë pjesë e pandashme e imazhit të tij.

Pak nga Rugova, pak nga Parisi”, ishte përgjigjja epike e Dijetarit të Kosovës”, thotë Merovci.

Ai shtoi se Rugova nuk e vishte shallin vetëm gjatë muajit gusht.

Vetëm në muajin gusht nuk e vënte”, theksoi Merovci, duke ilustruar këtë me një fotografi të realizuar në Vlorë, në gusht të vitit 1993.

Ky detaj i vogël zbulon një aspekt të personalitetit të Rugovës, i cili përmes elegancës dhe simbolikës krijoi një stil të veçantë që mbeti i paharruar.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.