Veton Surroi thotë se përçarjet gjeopolitike ndikojnë në shtetin e Kosovës, tregon çfarë duhet bërë

Veton Surroi, shkrimit dhe opinionist i njohur, ka shkruar ditë më parë një status, në të cilin ka folur rreth përçarjeve gjeopolitike, të cilat kanë prekur edhe aleancën e transatlantike.

Surroi ka vlerësuar se kjo e prekë edhe Kosovën.

banner

“Përçarja e tanishme gjeopolitike dhe kalimi i politikës globale multilateraliste në garë mes fuqive të mëdha ndikon më së shumti në shtetet e vogla; aq më shumë në shtetin e Kosovës që fitoi pavarësinë e vet dhe kushtet për zhvillimin e demokracisë falë bashkëpunimit të ngushtë euro-atlantik” – ka shkruar Surroit.

Tutje, ai ka treguar edhe se çfarë duhet bërë.

“Përcaktimi i Kosovës, përkundër pamundësisë për të ndikuar në zhvillimet tektonike gjeopolitike, duhet të jetë i pandryshuar në caqet e veta strategjike. Pra Kosova është në shtratin e vet natyror si anëtare e ardhshme e NATO-s dhe BE-së dhe kjo nënkupton punë të mundimshme multilaterale për zhvillim dhe inkuadrim në këto institucione” – ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.