
Evliana Berani, gazetarja e njohur tashmë veterane e gazetarisë kosovare, ka shpërndarë disa raportime të gazetës Bujku të datës 6 dhjetor 1997.
Në njërin nga lajmet është edhe një deklaratë e Adem Demaçit, një nga aktivistët më të njohur shqiptarë dhe fitues i çmimit “Sakharov”.
Në deklaratën e tij, Demaçi, që atëbotë ishte kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës, kërkonte nga UÇK-ja që të ndalonte për tre muaj “të gjitha veprimet e veta të dhunshme”.



