Viti 1997, kur Demaçi i lutej UÇK-së të ndalonte për tre muaj “veprimet e veta të dhunshme”

Evliana Berani, gazetarja e njohur tashmë veterane e gazetarisë kosovare, ka shpërndarë disa raportime të gazetës Bujku të datës 6 dhjetor 1997.

Në njërin nga lajmet është edhe një deklaratë e Adem Demaçit, një nga aktivistët më të njohur shqiptarë dhe fitues i çmimit “Sakharov”.

Në deklaratën e tij, Demaçi, që atëbotë ishte kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës, kërkonte nga UÇK-ja që të ndalonte për tre muaj “të gjitha veprimet e veta të dhunshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button