Vjosa Osmani: Kosova qëndron e palëkundur krah SHBA-së, “ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit”

Presidentja e Kosovës mbështet veprimet e SHBA-së dhe dënon sulmet e regjimit iranian ndaj aleatëve në Lindjen e Mesme.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar mbështetjen e plotë të Kosovës për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

banner

Në reagimin e saj, ajo u shpreh se “ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit”, duke ia atribuar këtë zhvillim udhëheqjes së SHBA-së dhe presidentit Donald Trump.

“Ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump. Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur përkrah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë më në fund një mundësi lirisë dhe paqes”, thuhet në deklaratë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.