
Presidentja e Kosovës falënderoi Mbretin dhe Mbretëreshën për mikpritjen e ngrohtë në Kopenhagë, para Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderime shtetërore nga Mbretëria e Danimarkës, ku po zhvillohet Samiti i Liderëve të Komunitetit Politik Evropian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani shprehu mirënjohjen e saj për pritjen solemne nga çifti mbretëror:
“Faleminderit Lartmadhërive të Tyre, Mbretit dhe Mbretëreshës së Danimarkës, për mikpritjen e ngrohtë në Kopenhagë para fillimit të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian!” – shkroi ajo, duke shoqëruar mesazhin me simbolet e flamujve të Kosovës dhe Danimarkës.



