Vjosa Osmani: UÇK-ja, ideali më i fuqishëm i shqiptarëve, Gjykimi në Hagë po rishkruan historinë

Presidentja e Kosovës thekson se drejtësia ndërtohet mbi fakte të vërteta, jo narrativa të rrejshme, dhe se lufta e UÇK-së nuk ishte akt i impulsit.

Në promovimin e librit “Kur heshtja flet” nga akademiku dhe ish-ambasadori Ahmet Shala, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) përfaqëson “idealin më të fuqishëm të ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj”.

banner

Osmani shtoi se libri rikthen kujtesën kolektive dhe e ngre ndërgjegjen morale në nivel ndërkombëtar për lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin. Ajo u shpreh se gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Kosovo Specialist Chambers po rezulton një proces i padrejtë, jo vetëm ndaj individëve, por edhe ndaj përpjekjeve historike për liri dhe pavarësi.

“Lufta nuk ishte akt i impulsit,” tha Osmani, duke shtuar se drejtësia e vërtetë mund të ndërtohet vetëm mbi fakte të paanshme dhe jo mbi narrativa të rrejshme që synojnë të rishkruajnë historinë. Ajo theksoi se historia e shkruar me gjak nuk mund të fshihet apo shtrembërohet nga gënjeshtra të shkruara në letër.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.