Vlora Çitaku: Nuk i ke problemet e SHBA-së, madhështia dhe deliri i Kurtit shfaqen në deklaratat për Amerikën

Nënkryetarja e PDK-së akuzon kryeministrin për vetëdije të shkeljes së Kushtetutës dhe përmbajtje deliri në deklarata publike

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se po sillet me një qasje deliri dhe vetëmadhështie në komunikimet e tij publike.

banner

Problemet e Amerikës nuk mund të jenë të tuat, Albin, edhe sikur të doje ti. A e kupton çfarë gjendje deliri dhe vetëmadhështie duhet për të folur në atë mënyrë? E pastaj të japësh leksione për demokraci e sundim të ligjit…”, shkroi Çitaku.

Ajo shtoi se qeveria aktuale ka shkelur Kushtetutën “me vetëdije dhjetëra herë” dhe kritikoi kabinetin qeveritar, duke theksuar se shumë anëtarë janë me aktakuza ose nën hetime. Çitaku akuzoi edhe kryeministrin se refuzon të paraqitet në prokurori për aferat multimilionëshe, duke vijuar megjithatë të flasë për rend e ligj.

“Gërdi!”, përfundoi deklaratën e saj Çitaku, duke shprehur indinjatën ndaj mënyrës së qeverisjes dhe komunikimit të kryeministrit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.