Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duket se është frikësuar nga aleanca mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
Në një paraqitje publike, Vuçiq tha se është shumë i shqetësuar nga kjo aleancë.
Tutje, në paraqitjen para gazetarëve në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, Vuçiqi paralajmëroi rritjen e investimeve në mbrojtje.
“Me formimin e një aleance ushtarake të Kroacisë me Prishtinën dhe Tiranën, ne jemi seriozisht të rrezikuar dhe do të merremi me këtë çështje me shumë seriozitet. Së shpejti do të marr pjesë në kolegjiumin e Shtabit të Përgjithshëm dhe të Ministrisë së Mbrojtjes [të Serbisë] dhe do të vizitoj të gjitha fabrikat e industrisë ushtarake. Do të investojmë një shumë të madhe shtesë të parave në fabrikat e industrisë ushtarake”, tha Vuçiq, duke shtuar se nga tani e tutje “30, ndoshta deri në 40 për qind” e prodhimit ushtarak do të destinohet drejtpërdrejt për Serbinë, transmeton KOHA.



