VV-ja kritikon Prokurorinë pas kërkesës për 180 vite burgim për Thaçin e të tjerët: Ndërhyrje politike në histori

Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një kumtesë për media në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënime maksimale për ish-krerët e UÇK-së.

VV-ja ka vlerësuar se kjo nuk është kërkesë për drejtësie neutrale, por një ndërhyrje politike në histori.

banner

“Kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënime prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është një kërkesë neutrale drejtësie, por një ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe të historisë. Këtu nuk po gjykohen individë të shkëputur nga konteksti, por po tentohet të gjykohet vetë akti i çlirimit. Ky është një proces që e zhvendos vëmendjen nga agresori te viktima dhe e paraqet rezistencën ndaj okupimit si krim, ndërsa okupimin si sfond të heshtur” – ka shkruar VV-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.