Xhaka kritikon Avdullahun dhe Hajdarin që zgjodhën Kosovën para Zvicrës: Iu mungoi durimi

Granit Xhaka, futbollist i njohur, ka folur në lidhje me dy futbollistë me prejardhje shqiptare nga Zvicra, të cilët zgjodhën Kosovën para përfaqësueses helvetike.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, Xhaka ka folur për Leon Avdullahun dhe Albian Hajdarin, të cilët parapëlqyen Kosovën para Zvicrës, ku Xhaka është kapiten.

banner

Sipas Xhakës, Avdullahut e Hajdarit iu mungoi durimi sa i përket Zvicrës, transmeton Gazeta Politika.

“Lojtarë me cilësi të tillë, sigurisht që nuk dëshiron t’i largosh. Nga ana e tyre, bëhet fjalë për të vlerësuar realisht statusin personal. A do të kishin arritur ata, brenda tre ose katër vjetësh, të fitonin një vend të përhershëm në kombëtaren zvicerane? Këtu do të vija një pikëpyetje, po të shohim se kush nuk luan aktualisht për ne, ndonëse është më i përparuar në karrierë. Ardon Jashari është me ne prej tre vitesh dhe ka vetëm katër ndeshje. A është Leon më i avancuar se Ardon? Nuk e besoj. Por ai është një djalë shumë i mirë, përndryshe nuk do të luante çdo ndeshje për Hoffenheim. Ndoshta i mungoi pak durimi sa i përket çështjes me Zvicrën. Por, në fund të fundit, është vendimi i tyre për Kosovën, e cila ndërkohë po luan në një nivel shumë të mirë” – tha Xhaka për Blick.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.