Xhevdet Pozhari del në mbrojtje të Abdixhikut: Ata që po e sulmojnë po e zbatojnë skenarin e PDK-së

Analisti Xhevdet Pozhari ka dalë në mbrojtje të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke kritikuar zërat brenda partisë që po kërkojnë përgjegjësi vetëm nga lidershipi pas rezultatit zgjedhor.

Pozhari ka treguar se gjatë fushatës zgjedhore kishte rekomanduar Hykmete Bajramin për votuesit e LDK-së, por ka theksuar se sot LDK-istët duhet të mbrojnë partinë dhe udhëheqjen e saj.

banner

“Gjatë fushatës, jo rrallëherë e kam kritikuar Lumir Abdixhikun. Por, sonte kur i janë vënë kundër ata që e realizojnë skenarin e PDK-së, atëherë LDK-istët e vërtetë e kanë për obligim ta mbrojnë lidershipin e tyre. Shtëpinë e tyre”, ka shkruar ai.

Sipas Pozharit, ata që po përpiqen ta bëjnë Abdixhikun përgjegjësin e vetëm për rezultatin zgjedhor po synojnë të fshehin dështimet e tyre.

“Ata që e sulmojnë Lumirin, t’u mundu me e mbajt përgjegjës vetëm atë për rezultatin, duan vetëm ta fshehin dështimin e tyre”, ka deklaruar ai.

Pozhari ka vlerësuar se LDK-ja nuk ka pësuar rënie në zgjedhjet e fundit dhe ka paralajmëruar kundër shndërrimit të saj në një instrument të partive të tjera.

“LDK-istët e vërtetë nuk duhet të lejojnë që partia e Rugovës të shndërrohet në degë të PDK-së”, ka theksuar ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.