Ymeri për qeverinë e re: Janë shtuar ministri pa pasur nevojë

Analisti politik thotë se rritja e numrit të ministrave bie ndesh me zotimet e mëhershme të kryeministrit Albin Kurti për qeveri më të vogël dhe më pak hapësirë për korrupsion.

Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar formimin e qeverisë së re, duke ngritur shqetësime për zgjerimin e kabinetit dhe mospërputhjen me premtimet e mëhershme elektorale të kryeministrit Albin Kurti.

banner

Sipas Ymerit, gjëja e parë që bie në sy është numri i madh i anëtarëve të ekzekutivit. Ai theksoi se kjo nuk ka të bëjë me nevojën për mbikëqyrje më të madhe të dikastereve, por bie ndesh me qëndrimet e mëhershme të Kurtit për një numër më të vogël ministrish.

Ai rikujtoi se Lëvizja Vetëvendosje kishte nisur nga parimi se qytetarëve u duhen më shumë shërbime sociale – pra më shumë përfitime dhe mbështetje direkte nga qeveria – por kjo, sipas tij, nuk nënkupton domosdoshmërisht rritjen e numrit të ministrave dhe shtimin e kostos buxhetore për paga.

“Vetëvendosje ka nisur nga parimi se qytetarëve u duhen më shumë shërbime sociale, pra më shumë gjëra që qeveria i ofron drejtpërdrejt, por kjo nuk nënkupton rritjen e numrit të ministrave dhe pagesën e më shumë pagave,” është shprehur Ymeri në emisionin “VV Show”.

Ai sqaroi se qeveria e re përbëhet nga gjithsej 21 anëtarë, përfshirë kryeministrin, dhe vetëm njëri prej tyre është ministër pa portofol, konkretisht Fitim Damka, ndërsa të gjithë ministrat e tjerë drejtojnë resorte të caktuara.

Megjithatë, Ymeri vlerësoi se, përkundër kritikave për madhësinë e kabinetit, janë bërë edhe disa riorganizime pozitive në strukturën e qeverisë, pa dhënë detaje shtesë mbi këto ndryshime.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.