Zana Avdiu: Isha në tubim të PDK-së, Bedri Hamza sillej si yll Hollywoodi – e jo si politikan që i ka humb tri palë zgjedhje

Analistja Zana Avdiu ka komentuar një tubim të PDK-së, duke ironizuar kandidatin për kryeministër të kësaj partie, Bedri Hamzën.

“Isha në një tubim të PDK-së. S’pat shanse Paulina me ia ba një pyetje Bedri Hamzës”, shkroi Avdiu.

banner

Ajo tha se Hamza po sillej “si me kanë yll Hollywoodi”.

“E jo si një politikan që i ka humb tre palë zgjedhje”, deklaroi ajo.

Sipas Avdiut, në tubim nuk kishte qytetarë që kërkonin të flisnin me të.

“Ken veç nja dy gazetarë, edhe ata me pyetje shumë korrekte”, u shpreh ajo.

Në fund, Avdiu tha se Hamza u largua me veturë luksoze bashkë me gruan dhe asistenten e tij.

“Me qito mend, kurrë s’keni me i fitu zgjedhjet”, përfundoi Avdiu.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.