
Aktivistja shpreh dhimbjen për vdekjen e vëllait të Gjestit dhe paralajmëron për krizën nga aksidentet e trafikut në Kosovë.
Aktivistja Zana Avdiu ka reaguar pas lajmit për humbjen tragjike të vëllait të reperit Gjesti në një aksident trafiku në fshatin Qungur të Pejës. Ajo thekson se Kosova po përballet me një gjendje alarmante nga aksidentet në trafik, ku çdo ditë humbin jetë njerëz të rinj.
“Sa e rëndë është të lexosh për vdekjen e një të riu, kur shkaku është papërgjegjësia dhe shpejtësia vdekjeprurëse në rrugë. Këto tragjedi janë thirrje për të gjithë: të kujdesemi, të vozisim me përgjegjësi dhe të ruajmë jetën e njëri-tjetrit,” shkruan Avdiu.
Ajo shton: “Prehu në paqe, fëmijë i mirë! 💔 Ngushëllime familjes 🥀”, duke shprehur solidaritet dhe dhimbje për familjen e viktimës.



