Zogaj për votimin e mandatarit nga VV: Veprim kryeneç dhe jokushtetue

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka reaguar ndaj paralajmërimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të votuar mandatarin për kryeministër të dielën. Ai e ka quajtur këtë veprim si “kryeneç dhe jo kushtetues”, me arsyetimin se ende nuk ka konstituim të plotë të Kuvendit dhe as vendim nga Gjykata Kushtetuese.

Duke folur për RTV21, Zogaj theksoi se VV nuk i ka votat e nevojshme për formimin e Qeverisë dhe se pa një marrëveshje politike procesi nuk mund të ecë përpara.

banner

“Veprimet e VV-së janë në një linjë si kanë vepruar që prej ditës së parë pas zgjedhjeve, veprime kryeneçe krejtësisht jashtë kushtetuese edhe të njëanshme. Ne si LDK konsiderojmë se Kuvendi nuk është i konstituar në plotni, duhet ta presim aktvendimi e gjykatës dhe te vazhdohet me procese tjera sepse ka një rend të hapave. Shihet qartazi se fituesi i zgjedhjeve se ka shumicën politike në vend. Pa marrëveshje politike është shumë vështirë të ecet tutje andaj edhe ky bllokim dhe këto tendenca për te ataku procesin politik janë te lidhura me mungesën e shumicës”, u shpreh Zogaj.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.