
Len Fejzullahu rrezikon jetën për të parandaluar sulmin me çekan në oborrin e shkollës.
Një 14-vjeçar me rrënjë nga Kosova, Len Fejzullahu, u bë hero në Gjermani pasi shpëtoi shokun e tij nga një sulm i dhunshëm në oborrin e shkollës. Sulmuesi, një 15-vjeçar i veshur me uniformë ushtarake dhe i armatosur me një çekan, sulmoi dy nxënës pak para fillimit të mësimit.
“Fillimisht mendova se ishte shaka, por kur pashë shokun tim të shtrirë në tokë, nuk mund ta lija vetëm”, ka rrëfyer Leni. Ai arriti të shmangte goditjen në kokë dhe të rrëzonte sulmuesin pas një përplasjeje duke i marrë çekanin.
Shoku i Lenit u lëndua rëndë dhe u dërgua në spital, ndërsa sulmuesi u arrestua nën akuzën për tentimvrasje dhe lëndim të rëndë. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e prapavijës ekstremiste të sulmuesit.
Len ka dhënë deklaratë në polici dhe ka përgënjeshtruar komentet në rrjetet sociale që e lidhnin sulmuesin me bullizmin. Sot, ai është ftuar nga kryebashkiaku Roland Eichman për një takim nderi për guximin e treguar.



