27 vjet nga rënia heroike e Mujë Krasniqi – Kapuçit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Përkujtohet beteja të “Likenet e Hasit”, një nga sakrificat më të mëdha të UÇK-së në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Sot mbushen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi, dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, të cilët ranë dëshmorë në kufirin shqiptaro-shqiptar, në dhjetor të vitit 1998.

banner

Mëngjesin e acartë të 14 dhjetorit 1998, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa po sillnin armë për rezistencën e armatosur në Kosovë, ranë në një pritë të organizuar nga ushtria dhe policia serbe në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit”, në Gorozhup të Pashtrikut.

Gjatë luftimeve të ashpra dhe të pabarabarta, të zhvilluara në kushte të rënda dimri dhe në borën e dhjetorit, 42 luftëtarë të UÇK-së ranë dëshmorë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Po ashtu, disa luftëtarë u zunë rob lufte nga forcat serbe.

Megjithatë, pas një aksioni të mëvonshëm të zhvilluar nga UÇK-ja, tetë ushtarë të ushtrisë serbe u kapën nga luftëtarët shqiptarë. Me ndërmjetësimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), u realizua këmbimi i ushtarëve të zënë rob nga të dyja palët.

Rënia e Mujë Krasniqi – Kapuçit dhe bashkëluftëtarëve të tij mbetet një nga faqet më të lavdishme të historisë së luftës çlirimtare, simbol i sakrificës, guximit dhe përkushtimit për lirinë e Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.