Abdixhiku: Pa LDK-në nuk ka stabilitet dhe shtet që respekton qytetarin

Në tubimin përmbyllës të fushatës, kandidati për kryeministër tha se LDK-ja është parti e momenteve historike dhe jo e interesave të çastit.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e saj përmbyllës të fushatës zgjedhore, ku kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, deklaroi se pa LDK-në nuk mund të ketë stabilitet, orientim dhe një shtet që respekton qytetarin e vet.

banner

Abdixhiku theksoi se LDK-ja synon ndërtimin e së ardhmes dhe punën për të mirën e secilit qytetar, duke e përshkruar atë si një forcë politike të mendimit dhe të dinjitetit.

“Kjo është LDK-ja që e kemi dashur gjithmonë. Një lëvizje njerëzish të lirë, jo një turmë e komanduar. Një forcë politike e mendimit, jo e zhurmës. Një shtëpi ku fjala ka peshë dhe ku shteti ka qenë gjithmonë mbi secilin prej nesh”, tha ai.

Duke folur për fushatën zgjedhore, Abdixhiku u shpreh se ajo ka treguar se shoqëria kosovare nuk është e thyer, por e lodhur nga mungesa e drejtimit dhe funksionimit të institucioneve.

“Kjo lodhje nuk vjen nga mungesa e vullnetit, por nga mungesa e drejtimit dhe nga ndjenja se përpjekja individuale nuk po shoqërohet me politika të drejta”, shtoi ai.

Në fund të fjalimit, Abdixhiku theksoi se LDK-ja nuk është një parti e momentit, por e momenteve historike.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.