Presidentja Osmani voton në Prishtinë, bën thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe

Osmani shpreson në zgjedhje të qeta dhe në krijimin e shpejtë të institucioneve funksionale.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, ka votuar sot në qendrën e votimit të vendosur në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

banner

Pas ushtrimit të së drejtës së votës, Osmani u deklarua para mediave, duke uruar që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë të qetë, të rregullt dhe demokratike, si dhe duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve.

“Uroj që sot Republika jonë të ketë zgjedhje të qeta, të rregullta, demokratike, uroj që të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve me të drejtë vote. Si gjithnjë, zgjedhjet janë një proces i rëndësishëm demokratik, ku vendimmarrja kthehet te qytetarët tanë”, tha Osmani.

Ajo shprehu shpresën që rezultatet e zgjedhjeve të mundësojnë krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja. “Shpresoj që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të rezultojnë me krijim sa më të shpejt të parlamentit dhe zgjedhje të qeverisë, që janë të domosdoshme për proceset e brendshme dhe ndërkombëtare për Republikën tonë”, u shpreh presidentja.

Osmani shtoi se pret që pas përfundimit të procesit zgjedhor, partitë politike të gjejnë një rrugë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve stabile. “Jam e bindur që të gjitha partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara, në mënyrë që të kemi institucione funksionale, stabile dhe me legjitimitet të plotë, që do të marrin vendime në të mirë të qytetarëve dhe Republikës”, përfundoi ajo.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.