Incidenti në Zhegër: Mërgimtari bllokoi derën e vendvotimit, nuk iu lejua asistenca për nënën e tij në votim

Një përplasje verbale mes një mërgimtari dhe komisionerëve ka ndodhur në qendrën e votimit “Agim Ramadani” në Zhegër.

Menaxheri i kësaj qendre bëri të ditur se i njëjti ka hyrë në vendvotim, duke tentuar të asistoi për nënën e tij të moshuar, duke mos pasur dokumentin e nevojshëm i cili lejon asistimit.

banner

Sipas menaxherit, pasi kjo nuk i është lejuar, ai ka kërkuar që të votojë për nënën e tij, gjë e cila poashtu nuk i është lejuar dhe ai duke e ngritur zërin e ka përsëritur kërkesën, duke e bllokuar derën e hyrjes.

“Papritmas erdhi një qytetar, votues (mërgimtar), i cili hyri në qendrën e votimit (01) edhe tentoi të asistonte për nënën e tij të moshuar, mirëpo në momentin që ka insistuar kryesuesi nuk ka lejuar që të asistojë për nënën. Nuk ka pasur dokumentacion valid e që e lejon asistencën, e kështu që sipas KQZ-së kjo është e palejueshëm të votojë apo asistojë. Pra pas votimit të vet ai insistoj që të votonte për nënën e tij, e kjo s’u lejua”, deklaroi Agushi, raporton Reporteri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.