Bosch komenton zgjedhjet: Më e mira për Kosovën është krijimi i një qeverie stabile

Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë, është deklaruar në lidhje me zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.

Bosch ka theksuar se shpreson që dita e sotme të kalojë në mënyrë dinjitoze.

banner

“Shpresoj që dita e zgjedhjeve sot do të kalojë në një mënyrë dinjitoze dhe të qetë dhe do të sjellë një parlament që përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës,” shkroi ai në një postim të bërë në Facebook.

“Më e mira për vendin do të ishte që rezultatet të çojnë në krijimin e një qeverie stabile, pasi kjo është ajo që vendi ka nevojë tani. Rroftë Kosova!” përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.