Terras: Zgjedhjet duhet t’i japin fund bllokadës politike në Kosovë

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare duhet t’i japin fund bllokadës politike në vend, e cila sipas tij i ka kushtuar Kosovës miliona euro nga fondet e Bashkimit Evropian.

Terras ka theksuar se me këto rezultate, kryeministri në mandat teknik, Albin Kurti, ka marrë një mandat të qartë nga qytetarët dhe mban përgjegjësi për të formuar qeverinë dhe për të qeverisur në mënyrë më pragmatike.

banner

“Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë duhet më në fund t’i japin fund bllokadës politike, e cila i ka kushtuar vendit miliona euro nga financimet e BE-së. Kryeministri Albin Kurti tani ka një mandat të qartë dhe përgjegjësi për të qeverisur në mënyrë më pragmatike”, ka shkruar Terras në rrjetin social “X”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.