Demonstratat kundër regjimit në Iran përshkallëzohen

Më shumë se 50 protestues të vrarë, liderët europianë apelojnë për vetëpërmbajtje nga Teherani.

Dhjetëra mijëra qytetarë po vazhdojnë protestat kundër regjimit në qytetet kryesore të Iranit, ndërsa situata në terren po përshkallëzohet nga dita në ditë. Pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë turma të mëdha njerëzish të mbledhur në sheshe qendrore, duke protestuar kundër autoriteteve. Fillimisht, këto video nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

banner

Sipas organizatës Iran Human Rights (IHR) me seli në Norvegji, që nga fillimi i protestave janë vrarë të paktën 51 demonstrues, përfshirë nëntë të mitur. Ndërkohë, autoritetet dhe mediat shtetërore iraniane kanë raportuar 21 viktima, mes tyre edhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Situata është komplikuar edhe më shumë pas ndërprerjes së internetit në mbarë vendin, duke e shkëputur popullsinë nga komunikimi me botën e jashtme për më shumë se 24 orë. Për shkak të kësaj bllokade digjitale, vetëm pak pamje kanë arritur të qarkullojnë në rrjete sociale.

Një nga videot e publikuara nga aktivistët tregon turma protestuesish në lagjen Saadat Abad, në veriperëndim të Teheranit. Në sfond dëgjohet një zë që pretendon se një xhami është përfshirë nga flakët.

Ndërkohë, krerët europianë kanë reaguar ndaj zhvillimeve në Iran, duke i bërë thirrje autoriteteve në Teheran për vetëpërmbajtje dhe respektim të të drejtave të njeriut.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.