Organizatori i protestës i çon “selam” Albin Kurtit: Kemi me dridhë edhe Qeverinë

Protesta para Qeverisë së Kosovës tashmë ka përfunduar.

Në protestë morën pjesë një grusht njerëzish, të cilët ia kërkuan dorëheqjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Albin Out” – ishte një nga parullat që u pa në këtë protestë të vogël.

Përkundër se ishte protestë e vogël për nga pjesëmarrja e njerëzve, organizatori Durim Aliu e lëshoi një paralajërim të madh.

“Kemi me mbushë sheshin me qytetarë, që kemi me dridhë edhe Qeverinë. Albin fundi të ka ardh” – tha Aliu.

Tutje, Aliu ka paralajmëruar protestë të radhës për të martën në ora 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.