PDK nis pergatitjet per zgjedhje te brendshme pas analizimit te rezultatit zgjedhor

Kryesia miraton hapat e pare drejt reformimit te brendshem dhe forcimit te strukturave partiake.

Partia Demokratike e Kosoves ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesise, te dyten pas zgjedhjeve te 28 dhjetorit, ku eshte diskutuar analiza e brendshme e procesit zgjedhor dhe rezultatit elektoral.

banner

Gjate kesaj mbledhjeje, PDK ka bere te ditur se jane adresuar ne menyre gjitheperfshirese te gjitha ceshtjet qe lidhen me zgjedhjet e fundit, ne te cilat kjo parti eshte renditur si forca e dyte politike, duke ruajtur voten e saj tradicionale.

Po ashtu, ne kete takim jane nxjerre rekomandime konkrete per hapat e metejme politike dhe organizative te partise ne te gjitha nivelet.

Si hap i pare drejt ecjes perpara dhe forcimit te metejshem te partise, Kryesia e PDK-se ka miratuar vendimin per fillimin e pergatitjeve per zgjedhjet e brendshme partiake. Keto zgjedhje do te zhvillohen ne te gjitha nivelet organizative, nga nendegat dhe degat, deri te organet qendrore te partise.

Sipas njoftimit te PDK-se, procesi do te nise gjate javeve te ardhshme permes emerimit te grupeve punuese dhe perpilimit te hapave konkrete, me synimin per nje proces gjitheperfshires, demokratik dhe transparent.

“Ky proces ka per qellim konsolidimin e strukturave, forcimin e unitetit te brendshem dhe pergatitjen e PDK-se per sfidat politike”, thuhet ne njoftim.

Partia Demokratike e Kosoves thekson se mbetet e perkushtuar qe, mbi bazen e reflektimit dhe pergjegjesise politike, te vazhdoje ngritjen e saj si parti kryesore opozitare, e organizuar dhe e besueshme, ne sherbim te qytetareve dhe te interesit te Republikes se Kosoves.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.