Behluli tallet me paralajmërimin e Hotit për dorëheqje: As logjikë e kërcënimit nuk është

Gazetari thotë se reagimi i Avdullah Hotit për dorëheqje është i pakuptimtë dhe qesharak.

Gazetari Mirlind Behluli ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Avdullah Hotit, i cili paralajmëroi dorëheqjen nga organet drejtuese të LDK-së nëse kryetari Lumir Abdixhiku nuk jep dorëheqje.

banner

Në një postim publik, Behluli tha se i është dukur qesharak ky reagim i Hotit, duke e krahasuar me një formë të pakuptimtë kërcënimi politik.

“Pak po m’keshet me reagimin e Avdullah Hotit. Dyqysh ish kercenu qe nese nuk jep doreheqje Lumir Abdixhiku, do te jape doreheqje ai. E pashe Zotin çka pret Hoti, qe Lumiri i thote “oh, qe menjehere po dha doreheqje, veç ti mos ike nga LDK”. Kjo as logjike e kercenimit s’eshte.”

Sipas gazetarit, paralajmërimi i Hotit nuk përbën presion real politik, por më shumë duket si një tentativë e pasuksesshme për të tërhequr vëmendje në debatet e brendshme të LDK-së.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.