
Gazetarja Era Berisha, ka sqaruar publikisht sërish në emisionin “ZANAT”, deklaratën e saj e cila nxiti reagime të ashpra dhe ofenduese në opinionin publik, shkruan Gazeta Infokus.
Berisha theksoi se deklarata e saj për luftën u keqintrepretua, duke shprehur zhgënjim të thellë për mënyrën se si deklarata është përdorur dhe shtrembëruar nga mediat.
Ajo tregoi se deklarata e saj ka pasur të bëjë me dhunën si fenomen dhe si lloj i papranueshëm, pa asnjë ndarje etnike apo fetare, por asnjëherë të barazohet dhe të krahasohet me dhunimet gjatë luftës.
“Ndërgjegjja ime dhe ajo paqja ime e brendshme nuk më lë pa reaguar dhe kërkim falja është ajo që kam mundur më e pakta me e bë, përnime ndjehem keq për deklaratën e cila është keqkuptu jashtëzakonisht shumë në opinionin publik unë kam fol vajzat e dinë shumë mirë që unë kam folur për dhunën si lloj i dhunës i cila është e papranueshmë nga të gjithë, nuk ka ndasi etnike, fetare, as kurgjo është thjeshtë e papranueshme, me përulje kam kërku falje dhe në momentin që kam kërku falje unë kam mendu se deklarimet kanë me u ndal por unë e kam parë që ato vetëm kanë marrë hov ma shumë dhe janë ekzagjeru edhe më shumë, nuk kam arrit ende me kuptu se çka është ky lloj inati këto lloj komente aq negative ky lloj brutaliteti mes njëri tjetrit dhe e kam parë që ajo nxitje është bërë jashtëzakonisht shumë sidomos prej mediave, unë di me thanë diqka që jam një prej gazetareve e cila ka kontribu me reportazhe me prodhime jashtëzakonisht shumë të mëdhaja të luftës në Kosovës, dhe çka ndodh, ndodh që unë zgjohem një ditë në mëngjes dhe e shoh vetën në gjitha ballinat në gjitha lajmet sikur unë e kam bërë gabimin më të madh që është bërë ndonjëherë, është bërë një lloj keqkuptimi të cilin mu më ka goditur aty ku më dhemb më së shumti, jam prej atyre gazetareve e cila prej fillimit të karrierës unë e kam marrë këtë përgjegjësi duke shërby për çështjet e luftës për të vetmin qëllim që jam mundu me ekipen time me ja pasqyry këtij populli realitetin edhe dhimbjet e asaj kohe”, ka deklaruar Berisha.
Berisha foli edhe për rolin e mediave në vitet e fundit, duke thënë se temat serioze të luftës janë zëvendësuar me skandale dhe banalitet.
“Pikërisht mediat të cilat janë mundu me më godit me ata tituj të cilët kanë qenë tituj jashtëzakonisht poshtërues sidomos kur bëhet fjalë për të tonët dhe komunitetit tonë unë mundem me thanë që vitet e fundit të gjitha mediat harrojnë dhe ky populli ynë fillojnë me harru çështjen e luftës në Kosovë, nuk po diskutojnë më për luftë, televizionet e tona filluan që vetëm me prodhu edhe me ofru nuk flas në përgjithësi gjithmonë mundohem me fol për media të caktume që ofrojshin të gjitha hapësirat televizive vetëm me skandale, i kanë mbulu çështjen mediatike në gjithë këtë periudhën e fundit kur janë bërë sharjet më të mëdhaja duke fillu prej atyre voxave në shesh dhe deri në banalitetet më të mëdhaja nëpër studiot televizive. Unë së bashku me ekipën e Infokusit kemi qenë ata që jemi mundu me ba diferencën duke dal dhe duke kriju po kësi lloj reportazhe që me i ba njerëzit dhe me reflektu me u bashku me ja ditë vlerën lirisë edhe me u afru me njërin tjetrin”, ka theksuar Berisha.
Në fund, Berisha shprehu dhimbjen personale për sulmet dhe mënyrën se si, sipas saj, në Kosovë njerëzit përpiqen të ngriten duke e ulur tjetrin.
“Çka ndodh tash njëri e ka pas bë një pyetje që kjo vajza le të shkojnë dhe le ti pyt ato nanat e dëshmoreve për deklaratën që e ka ba, e unë di me than që qikjo vajza, Era Berisha i ka ndëgju ato nëna të dëshmorëve të gjitha një nga një të cilat mu më kanë kushtu në atë periudhë jashtëzakonisht shumë në gjendjen time emocionale që kam pas javë të tëra ku unë nuk e kam marrë vetën. Po ne mediat gjatë gjithë kohës bëjmë thirrje që të mos rrisim këto lloj reagime këto lloj nxitje këtë gjuhë të urrejtjes edhe jemi ne që thojmë ky popull është i praprambetur dhe prapë jemi ne ata që rikthehemi në studio televizive dhe thojmë këta janë të praprambetur a ne jau servojmë ato, se të gjitha mediat ka qenë deklarata mega skandaloze e gazetarës, është pikërisht që unë i kam bërë ato reportazhe për kohën e luftës dhe që vazhdoj të punoj në këtë fushë gjatë gjithë kohës jam për tri arsye: e para se gjithmonë e kam ndjerë obligim moral me shërby me ofru produkte të asaj kohë, e dyta për faktin që thuhet që historia që harrohet përsëritet dhe e treta mos me mujt askush me ma drejtu gishtin me fakte për këto çështje, pra unë jam njeri i fundit mediatik që mundet me ju drejtu gishti dhe sulmet që më janë bërë në këto kohë, sinqerisht më vjen tepër keq që kemi degradu në këto lloj aspekte sepse tek ne në Kosovë mundohen njerëzit me ngrit vetën vetëm duke e shtyp tjetrin, tek ne presin me gëzim me gabu dikush që me e ngrit vetën e tyre e kjo mu mdhem tepër shumë. Deklarata ime ka qenë për llojin, jo me ba kurrë krahasim dhe barazim”, ka përfunduar, Berisha.
E e gjithë kjo bujë mediatike dhe në opinionin publik u bë pas një deklarate të Berishës në emisionin “ZANAT” të datës 9 janar ku thotë, “Në kohën e luftës janë bërë shumë dhunë fizike dhe seksuale të grave nga serbët, por në kohën e paraluftës dhe pasluftës kjo dhunë është bërë prej shqiptarëve”.
Mirëpo kjo deklaratë e saj u keqinterpretua mjaftë shumë në media, e ku nxiti edhe shumë reagime të ashpra.
Ndryshe Era Berisha është një prej gazetareve e cila ka bërë shumë reportazhe dhe dokumentarë që i takojnë kohës së luftës në Kosovës.



