Turqia njofton arrestimin e 17 personave, njëri u ndalua në Kosovë – akuzohej për vepër të rëndë penale

Autoritetet e Turqisë kanë njoftuar për arredtimi ne 17 personave, të cilët kërkoheshin për vepra të ndryshme penale.

Njëri nga personat është arrestuar në Kosovë, ndërsa operacioni është kryer në mënyrë të përbahskët në 11 vende evropiane.

banner

Sikurse raporton Telegrafi, M.U., i akuzuar për abuzim seksual me fëmijë, u arrestua në Kosovë dhe u dorëzua në Turqi.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, përmes një postimi në rrjetet sociale, foli për këtë operacion të madh me Interpolin dhe Europolin.

“Në kuadër të njoftimit të kuq dhe difuzionit të kuq, gjithsej 17 të arratisur – 12 në nivel ndërkombëtar dhe 5 në nivel kombëtar – janë arrestuar dhe sjellë në vendin tonë si rezultat i operacioneve dhe bashkëpunimit me Gjermaninë, Irakun, Azerbajxhanin, Bosnje-Hercegovinën, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Italinë, Kirgistanin, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Të arratisurit që kërkoheshin ndërkombëtarisht me njoftim të kuq dhe difuzion të kuq janë: İ.F., E.T., A.B., K.B., D.H., Ö.V., M.D., R.Ö., R.Y., M.U., O.Y. dhe İ.D., ndërsa ata që kërkoheshin në nivel kombëtar janë: B.G., M.D., S.T., M.S. dhe H.M.K. Ata janë arrestuar dhe dorëzuar” – ka shkruar Yerlikaya.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.