
Anton Quni, deputet i zgjedhur i LDK-së, gjatë rinumërimit të votave në Prizren ka humbur gati 300 vota.
Në lidhje me këtë temë, Quni ka lëshuar një komunikatë për media.
Në një status, Quni ka sqaruar se rritja e votave në emrin e tij është bërë pa dashjen dhe dijen e tij.
“Dëshiroj të bëj të ditur me përgjegjësi të plotë se çdo rritje e votave në emrin tim është bërë pa dashjen dhe pa dijeni timen. Unë nuk kam kërkuar, inkurajuar apo asistuar në asnjë formë devijimin e vullnetit të qytetarëve. Kjo ngritje artificiale e votave nuk përfaqëson mbështetjen time reale dhe as parimet e mia njerëzore” – ka shkruar Quni.



