Gërvalla udhëton për në Stamboll, ftohet nga Hakan Fidan në Platformën e Paqes për Ballkanin

Donika Gërvalla, ministre në detyrë e Punëve të Jashtme, ka udhëtuar drejt Stambollit të Turqisë, ku do të marrë pjesë në Platformën e Paqes për Ballkanin.

Para nisjes së forumit, Gërvalla ka takuar homologun e saj turk, Hakan Fidan.

banner

Në lidhje me këtë temë, MPJD-ja ka lëshuar një komunikatë.

Postimi i plotë:

Ministrja Gërvalla merr pjesë në Platformën e Paqes për Ballkanin në Stamboll

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar në Stamboll për të marrë pjesë në takimin e dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Hakan Fidan.

Platforma e Paqes për Ballkanin mbledh ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shërben si forum për shkëmbimin e pikëpamjeve në çështje me interes të përbashkët, përfshirë identifikimin e mundësive për thellimin e bashkëpunimit rajonal në fusha të ndryshme.

Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë platformë riafirmon prioritetet e saj strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, NATO dhe organizata të tjera relevante ndërkombëtare, si dhe përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës ndaj promovimit të paqes së qëndrueshme, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal.

Republika e Kosovës vlerëson lart marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e qëndrueshëm me Republikën e Turqisë, si dhe rolin e rëndësishëm të Republikës së Turqisë në avancimin e dialogut, promovimin e paqes dhe forcimin e stabilitetit, si në rajon ashtu edhe në nivel global.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.