Profesori Murtezaj: Prania e Osmanit në Bordin e Paqes është ngjarje me rëndësi për Kosovën

Valon Murtezaj, profesor i njohur i diplomacisë në Paris, ka komentuar anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Murtezaj ka vlerësuar se prania e Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës, në Bordin e paqës është një ngjarje me rëndësi.

banner

Postimi i plotë:

Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes të krijuar nga Shtetet e Bashkuara, nën kryesimin e Presidentit Trump, si dhe vet prania e Presidentes Osmani në Davos në kuadër të këtij aktiviteti themelues, përbëjnë një ngjarje dhe kontribut me rëndësi për Kosovën.

Angazhimi dhe anëtarësimi në nisma globale të paqes, veçanërisht ato të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, si aleat historik, i mundëson Kosovës si një shtet në konsolidim e sipër që të forcojë shtetësinë, të ketë qasje dhe të ndikojë në iniciativat dhe zhvillimet ndërkombëtare.

Nga një këndvështrim tjetër, kjo pjesëmarrje kontribon në forcimin e partneriteteve dhe shtimin e ndikimit ndërkombëtar të Kosovës përmes aleatëve kryesorë, siç janë Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.