Kurti takon këshilltarin e Starmer: Angazhohemi për bashkëpunim të vazhdueshëm

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një takim në Davis me Jonathan Powell, këshilltar për Siguri Kombëtare i Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

Kurti ka treguar se çka diskutuan në takim.

banner

Postimi i plotë:

Në takimin që patëm në Davos me Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Powell, diskutuam për zgjedhjet parlamentare në fund të vitit të kaluar dhe rezultatin, planet dhe projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës që mezi presim ta nisim, për progresin demokratik dhe rritjen ekonomike, dhe për çështje e sfidat e sigurisë rajonale. Mbretëria e Bashkuar është një nga aleatet më të ngushta të Republikës sonë dhe njëra nga mbështetëset më të mëdha të popullit tonë, andaj angazhohemi për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe raporte ndërshtetërore gjithnjë e më të forta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.