
IKShPK-ja ka lëshuar një njoftim rreth mosrekomandimit të pirjes së ujit në disa qytete.
Më saktë, IKShPK ka përmendur edhe zonat rajonale, por edhe qytetet ku nuk rekomandohet pirja e ujit.
Postimi i plotë:
Situata me ujin e pijshëm
27 janar 2026
IKSHPK vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit për pije.
Në tekstin më poshtë i gjeni zonat ku UJI NUK REKOMANDOHET PËR PIJE:
Rajoni i Prishtinës
Fabrika për trajtimin e ujit Badoc
Vragoli.
Rajoni Ferizaj
Han i Elezit nga burimi i Dimcës (është ndërprerë furnizimi me ujë).
Rajoni i Gjilanit
Viti (është ndërprerë furnizimi me ujë)
Kamenicë – Stacioni i pompimit nr. 2, Bahqja dhe fshati Berivojcë.
Rajoni i Pejës
Klinë – rrjeti nga puset dhe rrjeti nga burimi Jarinë.
Rajoni i Gjakovës
Burimet – Opterushë dhe Zaqishtë.
Rajoni i Prizrenit
Malishevë.



