
Driton Selmanaj, kryetar i degës së LDK-së në Prizren, është pyetur në lidhje me qëndrimin e kësaj dege për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut.
Selmanaj ka vlerësuar se delegatët e Prizrenit e kanë mendimin e tyre individual.
“Në fakt, unë mendoj që brenda LDK-së duhet të refuzojmë idenë që të kemi qëndrime kështu bllanko. Këtu vendosin delegatët dhe LDK-ja nga Prizreni ka 16 delegatë dhe secili ka bindjen e tij personale për të vlerësu cila është rruga më e mirë që LDK-ja duhet të zgjedhë. Ne kemi diskutu bashkë, por është në vlerësimin individual, pavarësinë dhe qëndrimin e secilit prej kandidatëve të LDK” – tha Selmanaj.
Selmanaj u pyet në lidhje me kandidaturën e Avdullah Hotit, duke vlerësuar se trashëgimia e tij është e “jashtëzakonshme”.
“E kaluara e zotit Hoti, trashëgimia politike që i ka dhënë LDK-së është në secilën sferë kudo që ka qenë është e jashtëzakonshme. Unë mendoj që është vlerë e madhe e LDK-së që zoti Hoti të jetë në krye të LDK-së” – tha ai.



