
14 persona janë arrestuar e intervistuar në cilësinë e të dyshuarve lidhur me dallaveret me vota në Kllokot.
Policia e Kosovës ka njoftuar se disa ishin kryesues e disa anëtarë të komisioneve numëruese në QKN.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar.
“Me dyshimin e bazuar për falsifikim të rezultateve të votimit, më 06.02.2026 janë arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarve 14 persona kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues në QKN- Kllokot. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar”, njoftoi PK në raportin 24-orësh, transmeton KOHA.



