Lulzim Peci: Komanda e zonës në veri të Gazës do të ishte arritja më e madhe për shtetësinë e Kosovës që nga vendimi i GJND-së

Ai thotë se një rol i tillë do ta kthente Kosovën nga absorbues sigurie në kontribues të fuqishëm ndërkombëtar dhe do t’i hapte rrugë anëtarësimit në NATO

Njohësi i çështjeve politike nga shoqëria civile, Lulzim Peci, ka deklaruar se nëse Kosovë e merr komandën e zonës në veri të Gazës – e cila sipas tij është e paraparë të udhëhiqet nga një gjeneral brigade – kjo do të përbënte arritjen më të madhe në konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë së vendit që nga vendimi i Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë.

banner

Sipas Pecit, një angazhim i tillë do të përfaqësonte njëkohësisht edhe përgjegjësinë më të madhe të Kosovës në skenën ndërkombëtare, duke kërkuar kontribut me një numër të konsiderueshëm trupash nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ai vlerësoi se me këtë hap, Kosova do të shndërrohej nga një “absorbues i sigurisë” në një kontribues të fuqishëm të sigurisë ndërkombëtare, çka sipas tij do të hapte përfundimisht rrugën për anëtarësim në NATO.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.