Akil Gjakova lirohet nga akuza për dhuna prej Gjykatës Themelore në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj xhudistit Akil Gjakovës, i akuzuar për dhunë në familje në vitin 2024, ka bërë të ditur gjykata përmes një njoftimi. 

“Pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata e liroi nga aktakuza të pandehurin A.Gj., në kuptim të nenit 363, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK). Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate, ndërsa e dëmtuara S.M. udhëzohet që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile”, thuhet në njoftim.

banner

Xhudisti Gjakova ishte dorëzuar në prill 2024 në Polici pasi ishte shpallur në kërkim si i akuzuar nga bashkëshortja e tij për dhunë në familje. Ajo pati pretenduar se ka përjetuar edhe dhunë psikike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.