
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.
Abdixhiku ka treguar se në mbledhje u fol për çështjen e presidentit dhe për çështje të tjera.
“Dakordimi i përgjithshëm është se ka vetëm dy rrugë përpara. Ose duhet konsensus i përgjithshëm mes faktorëve të vendit…ose duhet një marrëveshje klasike politike mes partive për çështjen e presidentit.
Tutje, Abdixhiku tregoi se janë dakorduar për një takim tjetër në ditët në vijim.
“U mbet të takohemi në ditët në vijim” – tha ai.



