Hamza: Osmani nuk i ka të garantuara nënshkrimet e PDK-së për një mandat të dytë

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së, ka folur në lidhje me çështjen e presidentit.

Në një paraqitje në RTV Dukagjini, Hamza ka vlerësuar se presidentja Vjosa Osmani nuk i ka të garantuara nënshkrimet e PDK-së për një mandat të dytë.

banner

“Unë thashë që PDK nuk i ka numrat e mjaftueshëm që me dhënë kandidatin e vet, duhen edhe tetë. Edhe nëse i ka të siguruara ajo tetë, prap nuk e ka të garantuar që i merr nënshkrimet e PDK-së” – tha ai.

“Përveç vullnetit është edhe procedura. Për me qenë kandidate apo kandidat duhet të plotësohen edhe kushtet formal-juridike, 30 nënshkrime, duhet të jenë dy kandidatë me nga 30 nënshkrime.”

“Edhe duhet të jenë 80 deputetë në sallë që votojnë. Nuk ka ndonjë kandidaturë zyrtare që i ka 30 nënshkrime dhe janë deponuar ato nënshkrime në Kuvend që të mund të procedohet tutje”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.