Blerim Sallahu: Pa kuorum, procesi i presidentit mund të pezullohet, jo të çojë në zgjedhje

Blerim Sallahu thotë se mungesa e kuorumit mund të bllokojë votimin dhe nuk çon automatikisht në zgjedhje.

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka lëshuar sinjale se Lëvizja Vetëvendosje mund ta dërgojë për interpretim në Gjykata Kushtetuese e Kosovës çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

banner

Sipas Sallahu, në momentin që nis votimi dhe shihet se nuk janë të pranishëm 80 deputetë, procesi mund të pezullohet dhe çështja të dërgohet për interpretim në Kushtetuese.

“Nëse në ruandin e parë nuk votojnë 2/3 e deputetëve për zgjedhjen e Presidentit, ruandi i parë do të jetë i pavlefshëm. Kësisoj, nuk mund kalohet në raundin e dytë. Andaj mospjesëmarrja e numrit të caktuar të deputetëve në votim, të cilët e përbëjnë kuorumin, natyrisht cenon Kushtetutën dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese. Deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në votim në mënyrë që të zbatohet drejt dhe në tërësi procedura e zgjedhjes së Presidentit të vendit”, tha ai.

Pra sipas tij, dështimi për ta zgjedhur presidentin nuk e çon vendin automatikisht në zgjedhje, duke lënë të kuptohet se partia në pushtet po synon të blejë kohë për të shmangur një krizë të menjëhershme.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje dhe dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë arritur pajtim për një figurë konsensuale për president, pavarësisht takimeve të shumta mes liderëve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.