Osmani sfidon Kurtin, Hollaj: Të kthehemi te gara e vërtetë, të gatshëm t’i dorëzojmë nesër amandamentet

Learta Hollaj, shefe e Kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka folur për zhvillimet e fundit politike, duke e dhënë edhe një sfidë për pushtetin.

Në KTV, Hollaj ka theksuar se janë të gatshëm t’i dorëzojnë amandamentet kushtetuese në lidhje me votimin e presidentit direkt nga qytetarët.

banner

“Për të hyrë në këtë garë, presidentja ka hyrë për t’u rizgjedhur. Nëse flasim për garë, atëherë po kthehemi te gara e vërtetë, te qytetarët e Kosovës. Kemi ende kohë, ka afat, edhe 24 orë, dhe jemi të gatshëm nesër në mëngjes t’i dorëzojmë amandamentet që e kanë kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese, dhe të kthehemi te sovrani, te publiku, ku është problemi, matemi, dhe e kuptojmë cila është përgjigja” – ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.