
Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit të Kosovës, ka treguar se ka pranuar amandamentet kushtetuese të dërguara nga presidentja Vjosa Osmani.
Ajo ka shkruar se kështu eliminohen ngërçet.
Postimi i plotë:
Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre.
I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve.



