Abdixhiku e Prattipati diskutojnë për rëndësinë e tejkalimit të ngërçit politik

Rëndësia e tejkalimit të ngërçit politik, ka qenë tema e takimit që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipatti, kanë zhvilluar të enjten.

Sipas një njoftimi të LDK-së, në takimin Abdixhiku-Prattipati u diskutua për zhvillimet aktuale politike, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe procesin e konstituimit të institucioneve, shkruan KOHA.

banner

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi znj. Prattipati për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën aktuale politike, duke ritheksuar përkushtimin e LDK-së për mbrojtjen e interesit të Republikës së Kosovës, funksionalitetin e institucioneve dhe stabilitetin institucional. Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e tejkalimit të situatës aktuale politike dhe krijimit të kushteve për funksionimin e qëndrueshëm dhe demokratik të institucioneve të vendit, në shërbim të qytetarëve. Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pazëvendësueshme të SHBA-ve për Republikën e Kosovës, duke vlerësuar partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve dhe duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe thellimit të këtij partneriteti”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Një ditë më parë, Kuvendi sërish dështoi të konstituojë legjislaturën e dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Arsyetimi këtë herë ishte për mosdakordim për emrat e nënkryetarëve të Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.