
Haki Abazi, ish-deputet i VV, ka folur në lidhje me moszgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.
Në një prononcim për Front Online, Abazi ka theksuar se kryeministri Albin Kurti e ka bërë mision që t’u fusë thika pas shpine bashkëpunëtorëve.
“Goxha befasuese mospropozimi i Osmanit për presidente nga ana e Kurtit, për Kurtin është bërë mision të fusë thika pas shpine bashkëpunëtorëve”, është shprehur Abazi.



