
Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, ka folur për blerjen e raketave të Kinës nga ana e Serbisë, që u bë vendi i parë evropian me një armatim të tillë.
Në A2 CNN, Maqedonci ka vlerësuar se këto raketa janë rrrezik për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Normalisht që këto raketat e fundit e kanë mund të themi atë natyrën e raketave që janë të dizajnuara për sulme dhe duke qenë të tilla paraqesin kërcënim jo vetëm për Republikën e Kosovës, por për gjithë rajonin e Ballkanit. Kjo po tregon edhe më tej qasjen hegjemoniste dhe tentativën për të dominuar të Serbisë në aspektin ushtarak, ekonomik, por në aspekte të tjera në Ballkanin Perëndimor” – tha Maqedonci, ndër të tjera.



