Bush: Rugova ishte “zëri i arsyes dhe maturisë”

Pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i shprehu ngushëllime familjes së tij dhe popullit të Kosovës, duke e vlerësuar lart rolin e tij në përpjekjet për paqe dhe demokraci.

Në mesazhin e ngushëllimit, Bush tha se Rugova kishte fituar respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paqe dhe demokraci në Kosovë dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës.

Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë. Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovën. Më lejoni t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me gjithë njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmërie që është stabile, demokratike dhe përparimtare.

Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, unë dhe Laura i shprehim ngushëllimet tona familjes së Presidentit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës.

Sinqerisht,
George W. Bush”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.